Home / Kosovë / Kosova hyn në Google Street View, publikohen pamjet 360-gradëshe

Kosova hyn në Google Street View, publikohen pamjet 360-gradëshe

Kosova është përfshirë për herë të parë në shërbimin Google Street View, duke mundësuar pamje 360-gradëshe të rrugëve, qyteteve dhe zonave turistike të vendit.
Pamjet janë realizuar gjatë periudhës korrik 2025–maj 2026, pas një procesi fotografimi që zgjati rreth dy vjet dhe mbuloi pjesën më të madhe të territorit të Kosovës.
Telegrafi
Në Street View tashmë mund të shihen qytetet kryesore, përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Pejën, Gjakovën, Mitrovicën, Gjilanin dhe Ferizajn, si dhe shumë zona rurale dhe turistike.
Përdoruesit e Google Maps mund të eksplorojnë edhe Grykën e Rugovës, Parkun Kombëtar të Sharrit dhe Bjeshkët e Nemuna. Publikimi konsiderohet një hap i rëndësishëm për promovimin turistik dhe prezencën digjitale të Kosovës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *