Home / Shqipëri / Tragjedia në Shkodër, bombola e gazit u bë shkak për humbjen e jetës së nënës dhe dy fëmijëve

Tragjedia në Shkodër, bombola e gazit u bë shkak për humbjen e jetës së nënës dhe dy fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Domen të njësisë administrative Postribë, në Shkodër, ku një nënë 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj kanë humbur jetën pas një zjarri që përfshiu banesën e tyre.

Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja është raportuar rreth orës 13:10. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë ekipet policore dhe zjarrfikësit, por fatkeqësisht nuk kanë mundur t’i shpëtojnë viktimat.

Nga zjarri humbën jetën një grua me inicialet B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj, njëri tre vjeç dhe tjetri një vjeç e gjysmë.

Në banesë është gjetur një bombol gazi, ndërsa dyshimet e para janë se shpërthimi i saj mund ta ketë shkaktuar zjarrin. Megjithatë, shkaku i saktë ende nuk është konfirmuar dhe grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave. Familja raportohet se ishte kthyer së fundmi nga Gjermania.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *