Gazetari Berat Buzhala ka reaguar para vendimmarrjes së delegatëve të LDK-së, duke e paraqitur votimin si një përballje mes dy vizioneve brenda partisë.
Në reagimin e tij, Buzhala i ka vendosur Lumir Abdixhikun dhe Vjosa Osmanin në të njëjtën listë me Dejona Mihalin dhe profilin kontrovers në rrjetet sociale “Lule Gjeli”.
“Lule Gjeli” nuk është pjesë e LDK-së, por një profil që është denoncuar publikisht për publikim të lajmeve të rreme, shpifjeve dhe gjuhës së urrejtjes.
Ndërkohë, Dejona Mihali është zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila nga përfaqësuesit e opozitës është akuzuar vazhdimisht për ndikim të madh dhe të dëmshëm në institucionet shtetërore.
Përmes këtij krahasimi, Buzhala ka sugjeruar se udhëheqja aktuale e LDK-së përfaqëson një linjë të afërt me këto figura, ndërsa në anën tjetër ka renditur Avdullah Hotin, Hykmete Bajramin, Përparim Ramën, Gazmend Muhaxherin, Armend Zemajn dhe Imri Ahmetin.
“Sot delegatët e LDK-së vendosin se me cilin vizion duan të vazhdojnë. Good luck”, ka shkruar Buzhala.








